Ministri Murati jep lajmin e mirë për pagesat

Advertisement

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se nënat lehona që janë në marrëdhënie pune, por që nuk e kanë marrë të plotë pagën e 13-të, duhet të paraqesin kërkesë në institucionet ku punojnë. Sipas tij, pagesa e plotë do t’u realizohet gjatë muajit të ardhshëm.

Ai sqaroi se rastet kur paga nuk është ekzekutuar e plotë lidhen me mënyrën se si janë deklaruar të dhënat nga institucionet përkatëse. Megjithatë, Murati theksoi se bëhet fjalë për një gabim administrativ që mund të korrigjohet dhe se pagesat do të rregullohen në periudhën në vijim.

“Nuk di për raste të tilla, vendimi qëndron të punësuarat që janë në pushim të lehonisë përgjatë periudhës, u llogaritet sikur të kenë punuar me orar të plotë, prandaj, u takon edhe paga e 13-të. Çka mund të ketë ndodhur, nuk di për raste të veçanta, mirëpo, i inkurajoj që të paraqesin ankesë tek institucionet ku janë të punësuara, sepse shpesh varet se si është deklaruar nga institucioni. Nëse ka pasur deklarim të gabuar, nuk figuron si e punësuar që është në pushim të lehonisë edhe mund të ketë ndodhur ndonjë gabim sa i përket trajtimit. Ajo mund të korrigjohet dhe patjetër që në muajin e ardhshëm mund të ekzekutohen”, tha Murati pas mbledhjes së Komisionit për Buxhet për Tëvë1.

Advertisement

Dje, të gjithë punonjësve të sektorit publik i janë ekzekutuar në llogaritë e tyre bankare paga e 13-të.