Kjo është 23 vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit të Komunës së Prishtinës, është motra e deputetes së LVV

Advertisement

 

Për rastin foli edhe Policia, e cila ka njoftuar se ngjarja ka ndodh sot rreth orës 13:00 në rrugën “Nora e Hotit”, në Prishtinë.

“Një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti”, u tha nga Policia.

Behet e ditur se 23 vjeçarja që pësoi lëndime është vushtrriasja 23 vjeçare Elza Ujkani.

Elza është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkanit.

Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me rastin në lagjen “Arbëria”.

Lajmin e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zëdhënëse e kësaj Prokurorie, e cila tha se rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.