A do t’i luajë FC Prishtina ndeshjet në Lipjan? Flasi nga klubi kryeqytetas

Advertisement

Sot gjatë ditës u raportua se skuadra e Prishtinës me shumë gjasa mund t’i luaj ndeshjet e saj si vendas në Lipjan.

Prishtina për një kohë të pacaktuar nuk mund t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, pasi po vazhdojnë punimet në mirëmbajtjen e fushës, shkruan Per iskopi.

Advertisement

Periskopi ka kontaktuar me drejtorin sportive të FC Prishtinës, Artan Osmani i cili tha se klubi nga kryeqyteti ndeshje te Kupës do t’i zhvillojë në Lipjan kurse ato të ligës në ‘Fadil Vokrri’.

“Varësisht sa shpejtë i kryen punimet Federata e Futbollit e Kosovës ndeshjet e Kupës do të zhvillohen jashtë, kurse dy lojt të tjera jemi mysafir dhe besoj se ndeshjet pas lojëve si mysafir do t’i luajmë në Fadil Vokrri”, tha Osmani për Periskopin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *