Advertisement
Gjermania do ta lejojë Izraelin që të shfrytëzojë dy dronë të tipit “Heron”, të cilët janë në shfrytëzim nga forcat ajrore gjermane.
Këtë vendim e njoftoi të enjten ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, para një takimi të NATO-s në Bruksel, raporton agjencia “Reuters”.
“Ne do t’i ofrojmë dy dronët që i ka kërkuar Izraeli. Për më tepër, ka kërkesa të para për municion dhe për anije që ne tani do t’i diskutojmë me izraelitët. Ne qëndrojmë në anën e Izraelit”-
Advertisement
Të mërkurën, Kuvendi dhe Qeveria e Gjermanisë mbajtën një minutë heshtje për t’i nderuar viktimat izraelite të sulmit të Hamasit.