Advertisement
Drejtoria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim dhe koordinim me organet kompetente të drejtësisë është duke zhvilluar një aksion në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se cak i aksionit janë persona të cilët dyshohet se janë marrë veprimtarinë e kundërligjshme për falsifikimin e dokumenteve.
Të njëjtat burime njoftojnë se deri më tani janë identifikuar dhe arrestuar tre persona, informacion ky që pritet të konfirmohet posa të përfundojë aksioni.
Advertisement
Portali Alt do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.