Qeveria ndan 50 mijë euro për familjen e policit, Afrim Bunjaku

Advertisement

 

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e shumës prej 50 mijë eurosh për familjen e policit të vrarë në Banjskë të Zveçanit, Afrim Bunjaku.

Qeveria e Kosovës ka vendosur ta mbështesë me 50 mijë euro familjen e heroit Afrim Bunjaku.

Heroi Afrim Bunjaku u vra ditën e diel nga terroristët serbë në fshatin Banjskë të Zveqanit.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se është obligim i yni ndihma e familjes së heroit Afrim Bunjaku.

Advertisement

“Atë ditë e kishim Afrimin, ndërsa sot është obligim për ne familja e tij. Është obligim i yni që të ndihmojmë më të dashurit e tij, andaj sot do të miratojmë propozim vendimin për mbështetjen e familjes së tij”, ka deklaruar kryeministri Kurti.