“đđšđŸđąđ«, đ­Ă« đŻđ«đšđŸđŹđĄđąđ§ 𝐇𝐚𝐩𝐚𝐬𝐱”, komentuesit ofendojnĂ« gazetarin Ridvan Berisha

Advertisement

Gazetari Ridvan Berisha i cili ka deklaruar publikisht që beson në judaizëm ka njoftuar se së bashku me një grup vullnetarësh kanë organizuar ndezje qirinjsh për të nderuar viktimat civile hebreje të sulmit terrorist të Hamasit.

KĂ«tĂ« njoftim Berisha e ka bĂ«rĂ« nĂ« llogarinĂ« e tij nĂ« Facebook. Por, kjo nuk Ă«shtĂ« pritur mirë nga disa komentues. “Sa po tĂ« paguajnĂ« jahuditĂ« o qafir”, ka qenĂ« njĂ« nga komentet ofenduese qĂ« ka marrĂ« gazetari nĂ« postimin e tij.

Në ktë njoftim, Berisha e ka quajtur Hamasin organizatë e ngjashme sikurse ISIS që po shkakton vrasjen në masë të civilëve.

Aktiviteti do të mbahet të enjten në ora 18:00 para Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Advertisement

Postimi i plotë:

Miq,

Kudo qe jeni!

Një grup vullnetarësh kemi organizuar ndezje qirinjsh për të nderuar viktimat civile hebreje të sulmit terrorist të Hamasit, një organizate kjo e ngjashme sikurse ISIS që po shkakton vrasjen në masë të civilëve.

Jeni të mirëpritur që të nderojmë viktimat e po ashtu të lutemi së bashku për paqe!