11 ekipet që e kanë siguruar kualifikimin në Champions për sezonin e ardhshëm
16.05.2023 08:12

Champions League për këtë sezon po shkon drejt fundit të saj.
Kjo garë gjendet në fazën gjysmëfinale dhe këtë javë pritet të luhen edhe ndeshjet e dyta ku do të mësohen edhe finalistët.
E për një vend në finale po garojnë Real Madrid, Manchester City, Inter dhe Milan.
Por, tashmë dihen edhe skuadrat e para që veçse e kanë një vend për edicionin e radhës në fazën e grupeve të kësaj gare prestigjioze.
Aty bëjnë pjesë 11 skuadra, e të cilat janë:
Manchester City, Arsenal, Bayern Munchen, Dortmund, Barcelona, Real Madrid, Napoli, Celtic, Benfica, Feyernoord dhe Ylli i Kuq i Beogradit (Crvena Zvezda), përcjell Klankosova.tv
Sezoni për këtë garë nis në muajin qershor ku do të luhen kualifikimet.
Ndërkaq ndeshjet e para të sezonit të rregullt luhet më 19 dhe 20 shtator.
Finalja do të luhet në stadiumin “Wembley” të Londrës, më 1 qershor 2024
