🔴𝐏𝐫𝐨𝐯𝐨𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐚𝐝𝐡ë𝐬: 𝐕𝐮ç𝐞𝐯𝐢𝐪 𝐧𝐠𝐚 𝐑𝐚𝐬𝐡𝐤𝐚 𝐧𝐚 𝐩𝐫𝐞𝐳𝐞𝐧𝐭𝐨𝐧 𝐭𝐚𝐧𝐤𝐞𝐭 𝐬𝐞𝐫𝐛𝐞 𝐪ë 𝐩𝐨 𝐫𝐫𝐢𝐧ë 𝐚𝐟ë𝐫 𝐤𝐮𝐟𝐢𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 |FOTO

Advertisement

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes në Serbi,Millosh Vuçeviq ka mbërritur në garnizonin e Rashkës ku është vendosur një pjesë e ushtrisë serbe.

Vuçeviq ka deklaruar në Instagram se po monitoron zhvillimin e situatës në terren.

“Ushtria serbe është në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, në përputhje me vendimin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me forcat e tjera të sigurisë të Republikës së Serbisë, ajo po monitoron zhvillimin e situatës në terren”, thotë Vuçeviq, përcjell Insajderi.

Advertisement

Ai do të zhvillojë një takim me oficerë të lartë të Forcave të Armatosura të Serbisë, ku do të diskutohet për situatën aktuale të sigurisë.