𝗭𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗶𝗺𝗲 𝗻ë 𝗦𝗽𝗲𝗰𝗶𝗮𝗹𝗲: 𝗣𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗼𝗿𝗶𝗮 𝗲 𝗽ë𝗿𝗯𝗮𝗹𝗹 𝗸𝗼𝗺𝗮𝗻𝗱𝗮𝗻𝘁 “𝗥𝗲𝗺𝗶𝗻” 𝗺𝗲 𝗹𝗶𝗯𝗿𝗶𝗻 𝗲 𝗝𝗮𝗸𝘂𝗽 𝗞𝗿𝗮𝘀𝗻𝗶𝗾𝗶𝘁 𝗽ë𝗿 𝗸ë𝘁ë 𝗮𝗿𝘀𝘆𝗲

Advertisement

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, po ofron dëshminë e tij për rastin Thaçi dhe të tjerët në Gjykatën Speciale për të dytën ditë radhazi.

Mustafa është duke u pyetur nga Prokuroria Speciale se sa shpesh ka pasur kontakte me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

“Remi” ka mohuar të ketë pasur komunikime të rregullta me ta. Për këtë, Prokuroria e ka prezantuar me librin “Kthesa e Madhe” me autor ish-kryekuvendarin Jakup Krasniqi, dikur zëdhënës i UÇK-së.

Në libër, siç e citon Prokuroria, shkruhet se Zona Operative e Llapit kishte komunikime të përditshme me Shtabin e Përgjithshëm.

“Dua ta paraqesim në ekran një dokument. Është një libër i botuar nga Jakup Krasniqi në 2006. Bëhet fjalë për një vizitë në zonën e Llapit dhe Shalës në tetor të 98-ës. “Shkuam në këtë zonë për ta parë në terren se cila ishte situata pas ofenzivës. Kemi marrë disa informata të përgjithshme në situata nga telefonatat e përditshme”. A është e saktë, ishit në kontakte të rregullta me Shtabin e Përgjithshëm?”, pyetet “Remi” nga Prokuroria.

Komunikimi i Prokurorit me “Remin”:

Remi: Mund të jetë pas shtatorit, ofensivës… [s’dëgjohet]

Prokuroria: Ku i mbanit telefonat e komandës?

Remi: Telefonat i mbanim në komandë.

Prokuroria: Kush kishte të drejtë t’i përdorte ato qasje në ta

Remi: Kanë qenë komandantë të brigadave, kanë leju edhe të tjerë sepse kushtonin shtrenjtë, është dashtë me qenë numri i kufizuar i atyre që duhet ta përdorin.

Prokuroria: Po shtabit të përgjithshëm i dhatë pajisje të këtilla komunikimi?

Remi: I kom ofru dy radio-lidhje por nuk më kujtohet që kemi komuniku përmes tyre me shtabin e përgjithshëm.

Prokuroria: A do të ishte e saktë të thoshin që zona e Llapit kishte kontakte të rregullta me shtabin e përgjithshëm.

Advertisement

Remi: Unë kom pasë kontakte, sa herë që kom mujtë me i marrë në telefon jemi dëgju, por të rregullta nuk mund të them.

Prokuroria: Do të filloj me pjesën tre, faqja pesë – ju thatë se nuk kishit kontakt të rregullta.

Remi: Është e njëjta që thashë edhe tani, po më duket.

Prokuroria: Dua ta paraqesim në ekran një dokument. Është një libër i botuar nga Jakup Krasniqi në 2006. Bëhet fjalë për një vizitë në zonën e Llapit dhe Shalës në tetor të 98-ës. “Shkuam në këtë zonë për ta parë në terren se cila ishte situata pas ofenzivës. Kemi marrë disa informata të përgjithshme në situata nga telefonatat e përditshme”. A është e saktë, ishit në kontakte të rregullta me Shtabin e Përgjithshëm?

Remi: Ne kemi pasur kontakt vazhdimisht, por të rregullta varet se si e kupton. Ne jemi përpjekë me pasë kontakte të përhershme me Shtabin e UÇK-së. /Insajderi.org/