𝗟𝗮𝗷𝗺𝗲 𝘁ë 𝗸ë𝗾𝗶𝗷𝗮 𝗽ë𝗿 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃ë𝗻, 𝗿𝗮𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶 𝗮𝗺𝗲𝗿𝗶𝗸𝗮𝗻 𝗺𝗲 𝘃𝗹𝗲𝗿ë𝘀𝗶𝗺 𝘁ë 𝘂𝗹ë𝘁 𝗽ë𝗿 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗻

Advertisement

Kosova radhitet në mesin e 72 shteteve që nuk plotësojnë as kriteret minimale të transparencës fiskale. Kështu thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Transparencë Fiskale.

Pjesë e shteteve që nuk plotësojnë kriteret minimale ishin edhe shtete të tjera në Evropë, sikurse Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia, shkruan Gazeta Insajderi.

“Departamenti arriti në përfundimin se, nga 140 vendet (edhe autoriteti Palestinez) e vlerësuara, qeveritë e 72 shteteve plotësuan kërkesat minimale të transparencës fiskale. Gjashtëdhjetë e nëntë [sosh] nuk plotësonin kërkesat minimale të transparencës fiskale. Nga këto 69, megjithatë, 25 bënë përparim të rëndësishëm drejt përmbushjes së kërkesave minimale të transparencës fiskale”, thuhet në raport të DASH-it.

Advertisement

Megjithatë, as Kosova e as shtetet e rajonit nuk ishin në mesin e shteteve që po shënojnë progres drejt transparencës fiskale.

Transparenca fiskale informon qytetarët se si shpenzohen të ardhurat e qeverisë dhe taksat, si dhe është element i rëndësishëm i menaxhimit efektiv të financave publike