đŸššđŸššđ‘đ«đšđĄđŁđž 𝐧𝐞 â€œđđ«đąđŹđĄđ­đąđ§đš đŒđšđ„đ„â€ Dy vĂ«llezĂ«r rrahin punĂ«torin nĂ« njĂ« lokal nĂ« “Prishtina Mall” – Ua kĂ«rkoi rrogĂ«n

Advertisement

MosmarrĂ«veshjet mes punĂ«dhĂ«nĂ«sve dhe punĂ«torĂ«ve janĂ« goxha tĂ« shpeshta nĂ« vendin tonĂ« dhe motivet jo rrallĂ«herĂ« dalin tĂ« jenĂ« pĂ«r shkak tĂ« pagave. Konfliktet e tilla verbale pĂ«rfundojnĂ« edhe nĂ« pĂ«rleshje, pĂ«r çka tĂ« dyshuarit futĂ«n nĂ« telashe. KĂ«shtu dyshohet se ka ndodhur edhe gjatĂ« ditĂ«s sĂ« djeshme nĂ« objektin e qendrĂ«s tregtare qĂ« pritet tĂ« hapet edhe pak ditĂ«, Prishtina Mall, nĂ« magjistralen PrishtinĂ« – Ferizaj

Burimet nga Prokuroria kanĂ« bĂ«rĂ« me dije se dy vĂ«llezĂ«r kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ« prangat e PolicisĂ«, njĂ«ri prej tĂ« cilĂ«ve pronar i lokalit “Hamleys”, nĂ«n dyshimin se kanĂ« sulmuar fizikisht njĂ« punĂ«tor 26-vjeçar.

Sinjali mĂ«son se incidenti ka ndodhur paradite, ku intervenoi edhe Policia, me ç’rast viktima u dĂ«rgua nĂ« QendrĂ«n Klinike Universitare pĂ«r trajtim mjekĂ«sor, kurse dy tĂ« dyshuarit janĂ« shoqĂ«ruar nĂ« stacion policor pĂ«r intervistim.

Bazuar në dëshminë e viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, shefi i tij A.H., bashkë me vëllain e tij, Xh.H., e kanë rrahur me grushte dhe çekan, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur për pagesën për punët e kryera. Punëtori po pretendon se u sulmua nga shefi pasi ia kërkoi pagën e tij, gjë që i kushtoi me sulm, duke pësuar kështu lëndime trupore.