𝗩𝘂ç𝗶𝗾 𝗱𝗵𝗲 𝗭𝗲𝗹𝗲𝗻𝘀𝗸𝘆 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸ë: 𝗔 𝗽𝗼 𝗶𝗮 𝗸𝘁𝗵𝗲𝗻 𝘀𝗵𝗽𝗶𝗻ë𝗻 𝗥𝘂𝘀𝗶𝘀ë 𝗽𝗿𝗲𝘀𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗶 𝘀𝗲𝗿𝗯?

Advertisement

 

Në takimin e aranzhuar sot në Moldavi u takuan Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ishte një takim miqësor që mund të nënkuptohet se Vuçiq edhe mund të largohet nga ndikimi rus, shkruan Gazeta Insajderi.

Në Moldavi është duke u mbajtur samiti i dytë i Komunitetit Politik Europian.

Përgjatë samitit, Zelensky u takua edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë së cilit u panë duke shtrënguar duart.

Në kohërat kur është e rëndësishme se ku qëndroni, unë i shpr eha solidaritetin tonë të plotë Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”.

Advertisement

ë takim pati deklarata edhe nga Vuçiq, i cili i quajti kryetarët e rinj të komunave të veriut “kryetarë të supozuar”.

Ndërkaq, presidentja Osmani ka thënë se nuk pranon të takohet me Vuçiqin.

“Nuk e kemi në plan të takohemi me Vuçiqin. Dialogu në mes të Kosovës e Serbisë, organizohet në Bruksel. I takon zotit Borrell nëse ai mendon se është e domosdoshme të bëhen takime të tilla. Ne jemi në favor të dialogut, por insistojmë që ato për të cilat dakordohemi të zbatohem. Ju e dini që Vuçiq disa herë ka thënë se nuk do të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit. Shpresoj që nga liderët evropianë të kërkohet që ai të zbatojë këto obligime”, ka thënë Osmani në Samitin e liderëve evropianë në Moldavi, deklaroi ajo. /Insajderi.org/