𝐏𝐚𝐬 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐅𝐣𝐨𝐥𝐥𝐚 𝐌𝐨𝐫𝐢𝐧ë𝐬, 𝐧ë𝐧𝐚 𝐞 𝐬𝐚𝐣 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐞𝐤𝐬𝐤𝐥𝐮𝐳𝐢𝐯𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐩ë𝐫 𝐈𝐧𝐬𝐚𝐣𝐝𝐞𝐫𝐢𝐧

Advertisement

ublikimet e këngëtares kosovare, Fjolla Morina gjatë ditës së djeshme në rrjetin e saj social Instagram kanë bërë bujë.

Morina ka përmendur disa artistë e figura publike në Kosovë e Shqipëri duke i akuzuar për krim të organizuar.

Nëna e saj, Selvete Rexha është rrëfyer ekskluzivisht për Insajderin sot.

Ajo ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës.

E njëjta thotë se këngëtarja ka probleme psiqike andaj edhe po vepron në këtë mënyrë.

“Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 nuajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvyer disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje. Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e Morinës për Insajderin.

Advertisement

Rexha mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.

“Po më dhimbset jashtë mase edhe vajza e saj, veç 7 vjeçe dhe po e sheh Fjollën në atë gjendje të rëndë çdo ditë duke bërë gjeste të çuditshme dhe të frikshme”, tha ajo për Insajderin.