“𝐍𝐮𝐤 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐧𝐨𝐫𝐦𝐚𝐥𝐞”, 𝐊𝐞𝐥𝐦𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐩ë𝐫 𝐦𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢𝐧ë 𝐪ë 𝐝𝐲 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫𝐞𝐭 𝐧ë 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐄𝐥𝐤𝐨𝐬 𝐭ë 𝐣𝐞𝐧ë 𝐭ë 𝐪ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐬𝐡𝐦𝐞👇

Advertisement

Sot në mëngjes objekti i supermarketit ‘ETC’ që gjendet në Klinë është kapluar nga zjarri. Ky është rasti i dytë brenda katër muajve ku objekte të Elkos përfshihen nga zjarri.

Pronari i ELKOS Group, Ramiz Kelmendi tha për Gazetën Insajderi se nuk i duket normale kjo. Ai tha se ka kërkuar hetime edhe përmes kamerave nga policia për të parë nëse zjarri është vënë qëllimisht.

“Isha për ta parë nga afër. Aty ishin policia, zjarrfikësit dhe e gjithë ekipa relevante. Dhanë mundësitë që kishin për mos ta lënë të zgjerohet zjarri por si duket është dëmtuar krejtësisht. Kërkova nga policia të hulumtojnë, të shikojnë kamera, të bëjnë hulumtime me të thella“, tha Kelmendi për Insajderin.

Teksa shtoi se nuk ka marrë asnjë kërcënim dhe nuk ka informata nëse zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Advertisement

Nuk është normale që të ndodhin dy zjarre njëra pas tjetrës. Unë nuk kam ndonjë kërcënim as nuk kamë ndonjë informatë, por kërkesa është që të hulumtohet me thellë“, përfundoi Kelemendi.

Një zjarr i madh në mars kishte përfshirë objektin e Elkos Center në Pejë. Aty tetë persona ishin helmuar nga tymi.