“𝐊𝐣𝐨 𝐦𝐚 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭ë𝐫𝐫𝐨𝐢 𝐣𝐞𝐭ë𝐧”- 𝐝ë𝐬𝐡𝐦𝐢𝐭𝐚𝐫𝐣𝐚 𝐫𝐫ë𝐟𝐞𝐧 𝐩ë𝐫 𝐟𝐣𝐚𝐥ë𝐭 𝐪ë 𝐭𝐡𝐚 𝐔𝐫𝐢𝐦 𝐇𝐲𝐬𝐞𝐧𝐢 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐤𝐫𝐞𝐮 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐧

Advertisement

Kanë qenë anëtarët e familjes së gjerë ata që fillimisht kanë vërejtur se në shtëpinë e viktimës, po ndodh diçka e pazakontë. Sipas të afërmeve të tyre, ishte pikërisht kunata e së ndjerës ajo e cila u përballë me skenën e tmerrshme dhe tentoi që ta parandalojë Urimin.

Bazuar në rrëfimin e dëshmitares dhënë familjarëve, posa ka hyrë në shtëpi ka parë gjithë tmerrin që ka ndodhur dhe sipas saj, e ndjera ishte ende me shenja jete, ndonëse i dyshuari, Urimi, po mbante akoma thikën në fytin e saj.

Kunata e Hyrijes u ka komunikuar familjarëve se ka tentuar që ta parandalojë Urimin dhe i ka kërkuar që ta lëshojë thikën e të largohet që aty dhe më pas sipas saj, 31-vjeçari në praninë e saj ka pirë gjakun e nënës së tij i cili ishte bërë pellg në ambientet e brendshme të shtëpisë, shkruan Sinjali.

E thika, e cila fillimisht u largua nga dëshmitarja e rastit, ra sërish në dorën e të dyshuarit, i cili sipas kunatës së të ndjerës, prapë është nisur në drejtim të 58-vjeçares duke bërtitur.

Advertisement

Përveç britmave, fjalët që dyshohet se u dëgjuan në atë shtëpi ishin “kjo ma ka shkatërru jetën…”, akuza të Urimit drejtuar nënën së tij, të cilën e fajësonte për ndarjen e tij nga bashkëshortja.

Dëshmitarja e tmerruar ka dalë nga shtëpia dhe ka bërë thirrje për ndihmë dhe pas pak çastesh, jashtë shtëpisë ka dalë edhe i dyshuari