Advertisement
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, i ka shtuar edhe një kërkesë shtesë tri kërkesave të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili i bëri dje publike pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Von Cramon ka kërkuar që të k etë hetim të plotë dhe ndjekje penale për ata që sulmuan ushtarët e KFOR-it.
Advertisement
“Një kërkesë shtesë, por thelbësore: Hetimi dhe ndjekja e plotë e autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it. Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gjithçka që trupat e NATO-s-KFOR bëjnë dhe u urojnë atyre një shërim të shpejtë”, ka shkruar ajo.
