Radojiçiq e fshin “Viberin” pasi gjurmohet nga mediat, dyshohet se është i pIagosur rëndë

Advertisement

Nënkryetari i Listës Serbe dhe i sanksionuari nga SHBA-të, Milan Radojiçiq, tashmë edhe me pamje është vërtetuar se ka qenë pjesë e grupit të armatosur serb të dyshuar për terrorizëm, i cili të dielën ka vrarë një polic të Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga droni ku Radojiciq shihet bashkë me një numër të madh terroristësh derisa qëndronin në Manstirin e Banjskës në Zveçan.

Siç ka raportuar dje mediumi boshnjak “Istaraga”, Radojiçiq është një prej terroristëve të plagosur dhe se është d uke u trajtuar në Beograd.

Advertisement

“Istaraga” ka publikuar edhe një bisedë që kanë pasur në Viber pasi e kanë kontaktuar Milan Radojiçiqin në numrin e tij.

https://twitter.com/IstragaB/status/1706375918896177320?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1706375918896177320%7Ctwgr%5Ea43340c71ce1ee3b255fef467262213f0c2e66b3%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fkosovaime.tv%2Fradojiciq-e-fshin-viberin-pasi-gjurmohet-nga-mediat-dyshohet-se-eshte-i-piagosur-rende%2F