Pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës orët e para të së dielës, që la të vdekur një rreshter të Policisë dhe plagosi një zyrtar tjetër, nuk kanë munguar as reagimet e ndërkombëtarëve.
Madje, shtetet e QUINT-it janë mbledhur në një takim në Bruksel, për të diskutuar pikërisht këtë situatë.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Talo thotë se QUINT qëndron pas punës së bërë nga emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
“Dialogu i lehtësuar nga BE është e vetmja rrugë përpara për Serbinë dhe Kosovën, për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të ecur drejt BE. Ne qëndrojmë pas përfaqësuesit të lartë të BE-së, Lajçak. Pata diskutime të shkëlqyera në Bruksel me të & kolegët nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës” ka thënë Talo.
Siç bën të ditur këshilltari i kryeministrit të Italisë, Francesco Talo, në këtë takim u diskutua mbi dialogun e lehtësuar nga BE, si forma e vetme për të çuar përpara normalizimin e situatës mes dy Kosovës dhe Serbisë