“Dushan, jam këtu”: Nxirret nga gjykata i arrestuari për vepra terroriste, reagon motra e tij

Advertisement

Motra e njërit prej të arrestuarve nga Policia e Kosovës gjatë aksionit në Banjskë të Zveçanit sot ka qëndruar para pallatit të Drejtësisë për ta pritur vëllain e saj Dushan Maksimoviq.

Kur Policia e ka nxjerrë Maksimovicin nga objekti i Gjykatës për ta futur në makinë, ajo është dëgjuar teksa ka bërtitur se “Jam këtu, veç je ti mirë”.

Më pas ajo edhe ka vrapuar paksa pasi makina ka filluar të largohet, dhe e ka përshëndetur atë më dorë.

Advertisement

Dushan Maksimovicit i është caktuar një muaj paraburgim. Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i tij, i cili ka qenë në shoqërinë e motrës së Maksimoviqit.

Një muaj paraburgim i është caktuar edhe të arrestuarit tjetër Dejan Vasiq.