“Është shumë e rëndësishme për mua që sot me qenë në Prishtinë. Dje kemi parë një situatë të tmerrshme. Dua ta them shumë qartë dhe fuqishëm që ne e dënojmë këtë sulm kriminal dhe terrorist kundër Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidarizimin tonë për familjarët dhe fëmijët e pjesëtarit të policisë dhe gjithë vendit. Jemi këtu në solidarizim dhe qëndrojmë në anën tuaj në këtë situatë”, tha ai.
Presidentja Osmani, në përputhje me Kushtetutën, ka vendosur që e hëna e 25 shtatorit të shpallet ditë zie kombëtare për nder të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të Kosovës.
Të dielën në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjskë të Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës nga një grup i armatosur, ku një polic është vrarë, një është plagosur e një tjetër është lënduar.
Institucionet e Kosovës kanë reaguar për rastin, ku të njëjtin e kanë cilësuar sulm terrorist.