Lulzim Hetemi shkel ligjin, ani se nuk punon asgjë

Advertisement

Ndonëse Komuna e Leposaviqit nuk ka marrë ndonjë vendim administrativ tash e sa kohë, kryetari i saj, Lulzim Hetemi e ka shkelur ligjin gjatë qëndrimit në zyrë tash e sa muaj.

Kryetari Hetemi ka konsumuar duhan në ambientet e zyrës së tij në Komunën e Leposaviqit, tregojnë fotot e siguruara nga Paparaci.

Kësisoj, Hetemi ka shkelur ligjin për kontrollimin e duhanit.

Lulzim Hetemi

Hetemi është fotografuar në zyrën e tij, ku pranë tij janë të vendosura edhe cigaret që janë konsumuar.

Ligji për kontrollimin e duhanit kishte hyrë në fuqi në vitin 2013, ndërsa ishte ndryshuar e plotësuar së fundmi nga ministri Peci.

Advertisement

Ministri Peci e kishte nisu me hov kontrollimin për konsumimin e duhanit duke shqiptuar gjoba të shumta për shkelësit e ligjit, por njësoj nuk ka vepruar edhe me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.