Themelimi i Asociacionit – kërkohet që qeveria të shkoj me propozime konkrete në takimin e ftuar nga Ambasada amerikane

Advertisement

Ambasada amerikane në Prishtinë, të martën më 31 janar do të jetë nikoqire e një diskutimi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ambasada ka theksuar se në këtë takim kanë ftuar një grup divers të liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve, për të diskutuar këtë çështje me rëndësi.

Ambasada ka thënë se synim i saj është “të avancojë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit, në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja”

Lidhur me thirrjen e këtij takimi nga Ambasada amerikane, njohësi i proceseve politike, Emir Abrashi ka thënë për Telegrafin se kjo është vazhdimësi e kërkesave që partnerët e Kosovës i kanë bërë për themelimin e Asociacionit si parakusht për zhbllokimin e ngërçit në marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, vazhdimin e dialogut dhe përmbylljen e këtij procesi siç është paralajmëruar në fillim të këtij viti.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *