Askund në botë Washingtoni nuk vlerësohet më shumë sesa në kombin e vogël ballkanik të Kosovës. Në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë, kryeqytet i Kosovës, një statujë e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, përshëndet me gëzim kalimtarët. Sekretarja e Shtetit, Medeleine Albright, e cila në vitin 1999 nxiti ndërhyrjen e SHBA-së kundër Serbisë në luftën e Kosovës, nderohet me një shesh dhe bust në qendër, transmeton Reporteri.net një shkrim të gazetës ForeignPolicy.
Por kjo dashuri po lëkundet, shkruan gazeta. Më 23 prill, Kosova ka mbajtur zgjedhjet në 4 komuna veriore të banueshme me shumicë serbe. Refuzimi i Prishtinës për të adresuar çështjen për autonomi më të madhe në këto komuna, shkaktoi bojkot të serbëve për të dalë në zgjedhje, duke marrë pjesë vetëm rreth 3.5 për qind. Të pa kundërshtuar, kandidatët shqiptarë u votuan. Protesta të dhunshme pasuan në fund të majit, kur këta kandidatë morën postet e kryetarëve të komunave. Protestuesit serbë sulmuan policinë kosovare dhe pjesëtarë të NATO-s, dhe dhjetëra prej tyre u plagosën.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cilësoi protestuesit si “milici fashiste” dhe fajësoi Serbinë dhe presidentin e saj populist, Aleksandar Vuçiq për orkestrimin e bojkotit dhe trazirave.