Këshilltari i Lajçakut e komenton deklaratën e Kurtit

Advertisement

Këshilltari i Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Christian Ramet, tha se unioni po u kërkon palëve që të fillojnë pa vonesë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera të arritura.

Këto komente këshilltari i Miroslav Lajçakut, i bëri në Samitit të Paqes dhe Demokracisë, që po mbahet në Prishtinë. Ai më tej shtoi se në këtë kohë krizash sidomos pas luftës në Ukrainë është koha për zgjerimin e BE-së.

“Agresioni rus mbi Ukrainë na ka treguar se është koha për zgjerimin e BE-së. Kur të implementohet marrëveshja e Ohrit, do të hapen mundësi që nuk kanë qenë më herët dhe do të ketë benefite për Kosovën. Kjo besoj që është arritja me e madhe e dialogut deri më tani.  Por duhet të fillojë implementimi i marrëveshjes dhe aneksit/Marrëveshja ka ndodhur qe tre muaj dhe nuk ka ndodhur asnjë progres. Shumë potencial ka humbur në menaxhimin e krizës dhe uljes së tensioneve. Kur ka tensione nuk ka hapësirë për dialog dhe normalizim. Ajo që BE pret është implementimi, sigurisht.  BE u kërkon palëve që të fillojnë pa vonesë zbatimin dhe të gjitha marrëveshjet e tjera”.

Advertisement

Deklaratën e tij e ka mbështetur edhe Cynthia Cook, nga Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila ka thënë se ShBA-ja është mbështetësi më i madh i Kosovës, raporton EO.

Madje sipas saj, Asociaacioni i komunave me shumicë serbe duhet që të formohet ngase është zotim i dhënë.