Advertisement
Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin e tre vjeçarit i cili dyshohet të jetë rrahur nga tri edukatore në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Policia në koordinim me prokurorinë, qendrën për punë Sociale janë duke u marrë me këtë rast. Për detaje mbesim në kontakt pasi të përfundon faza fillestare e hetimit”, ka thënë Ahmeti.
Advertisement