Keqtrajtimi i fëmijës, reagon ministrja Nagavci: Jam thellësisht e shqetësuar, kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar

Advertisement

Një 3-vjeçar dyshohet se është rrahur nga edukatoret në një çerdhe publike në Fushë-Kosovë.

Rasti është raportuar nga një familjar, i cili në Facebook ka postuar fotografi dhe video të nxjerra nga kamerat e vendosura brenda çerdhes.

E sot për këtë rast ka reaguar edhe vetë ministra e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbëria Nagavci, e cila ka kërkuar që kryesit e dhunës të marrin dëniin e merituar.

“Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë-Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor. Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar. Ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar”, ka shkruar në reagimin e saj ministrja.

Advertisement

Ajo tha se Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranohet raporti, do të ndërmarrim masa të menjëhershme.

Nagavci tha se MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kanë obligim të kujdesen e të sigurohen për mirëqenien e të gjithë fëmijëve.