Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmë se shqetësimi i tij më i madh është Kosova dhe ka pretenduar se për të është e rëndësishme që pas raundit të dështuar të dialogut në Bruksel, “Serbia të mos jetë fajtore”.
Vuçiq ka thënë në televizionin që është në shërbim të tij dhe regjimit të tij, “TV Pink” se i ka thënë përfaqësuesit ndërkombëtar se po të kishte thënë ai diçka si Albin Kurti – se “serbët dhe Lista Serbe duhet të vuajnë dhe të paguajnë” – do të ishte në të gjitha m
“Kjo është se shqiptarëve u lejohet gjithçka, ata në thelb i përkrahin. Kurti nuk do të kishte thënë këtë po të mos ishte i përkrahur”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka pretenduar se për të është e rëndësishme që Beogradi të mos fajësohet për raundin e dështuar të dialogut, transmeton Paparaci.
ediat botërore, ndërsa deklarata e Kurtit nuk është shfaqur askund, e as që do të shfaqet.
“Frika ime më e madhe është pikërisht kjo dhe përpjekja për t’u imponuar fajin serbëve. Ky është qëllimi i të gjithëve në rajon vetëm sepse serbët duan të jenë në vatrat e tyre”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se aktualisht po kryhet “persekutimi i serbëve” në Mal të Zi, ndaj të cilit i dërguari i SHBA Gabriel Escobar ka, siç shprehet ai, “një qëndrim hipokrit”.
Ai gjithashtu ka thënë se shpreson se do ta takojë Escobarin në Nju Jork “për t’i thënë atij në fytyrë atë që ai mendon për ato” siç thotë ai, “se janë truket e tij për qeveritë e huaja”.
Tani po shkoj në Nju Jork, do të jem pesë ditët e ardhshme. Do të luftoj për Serbinë”, ka përsëritur frazat e tij Vuçiq për konsum të brendshëm.
Ai ka pretenduar se “në muajin e ardhshëm do të ketë bisedime shumë të rëndësishme për Serbinë dhe mbi të gjitha një debat dhe bisedime jo të lehta në Kombet e Bashkuara”.
I pyetur nëse dialogu është bllokuar pas raundit të fundit të dialogut, Vuçiq ka thënë se pret që Perëndimi “të shpikë një presion të ri ndaj Serbisë”.
“Gjithmonë shkon kështu, jam duke pritur se çfarë e re do të del. Ata në thelb pajtohen me gjithçka që bën Albin Kurti, dhe kjo me Asociacionin është një “must do it” sepse është nënshkruar 10 vjet më parë dhe ne insistojmë dhe nuk vazhdojmë pa te, kurse Kurti nuk e pranon dhe ata nuk dinë si te dalin nga kjo. Por ata “do të shpikin diçka” se ne e kemi fajin, vetëm që unë nuk e di për çfarë, dhe më duhet t’ju paralajmëroj për këtë”, tha Vuçiq.
Ai ka pretenduar se në ditën e negociatave në Bruksel, më 14 shtator, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak “kanë folur sinqerisht” dhe kanë thënë se kush e kishte fajin, por që të nesërmen retorika e BE-së ndryshoi dhe të dyja palët u fajësuan për dështimin.
“Të nesërmen – të dyja palët, të dyja palët, të dyja palët… U lajmërua eksperti Stano, u lajmëruar ky nga Gjermania, ai nga Amerika – të dyja palët, të dyja palët. Escobar erdhi të na shpjegojë se qeveritë e huaja nuk duhet të kenë ndikim në Mal të Zi, përveç atij që mund të ketë ndikim absolut por qeveritë e tjera të huaja nuk guxojnë”, ankohet Vuçiq.