PAMJE TE RENDA: Momenti kur një grua rrëmbehet nga një person në Gjakovë ( VIDEO )

Advertisement

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti kishte rrëmbyer një vajzëNgjarja ka ndodhur në rrugën “Yll Morina”

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë një video nga momenti i rrëmbimit. Siç mund të shihet në video i dyshuari e nxjerrë me forcë nga taksi dhe e fut në veturën e tij

 

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se se i dyshuari M.U., është arrestuar pasi që kishte rrëmbyer viktimën (femër e moshës madhore) nga një taksi. i dyshuari M.U., është arrestuar pasi që kishte rrëmbyer viktimën (femër e moshës madhore) nga një taksi.

Sot me datën 15.09.2023 rreth orës 15:20, Stacioni Policor në Gjakovë ka pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë kishte tërhequr me forcë një grua nga një taksi dhe e kishte futur në veturën e tij dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Pa humbur kohë është filluar me mbledhjen e informatave dhe pas një procesi operativ dhe hetimor është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari me inicialet M.U., mashkull kosovar i lindur në vitin 1987 mbi dyshimin se kishte privuar nga liria viktimën (femër e moshës madhore) dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore

Advertisement
.” – thuhet në njoftim.

 

https://www.tiktok.com/@insajderiofficial/video/7279169281315720454?embed_source=null%3Bnull%3Bembed_name&refer=embed&referer_url=insajderi.org%2Fe-nxori-nga-taksi-insajderi-siguron-videon-e-rrembimit-te-vajzes-ne-gjakove%2F&referer_video_id=7279169281315720454

 

 

 

PK ka bërë të ditur se i arrestuar është dërguar në mbajtje, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Viktimës iu është ofruar ndihma mjekësore si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.