Krasniqi: Kjo qeveri i ka lënë nxënësit pa libra, Nagavci të marrë përgjegjësi

Advertisement

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar Qeverinë Kurti se i ka lënë nxënësit pa tekste mësimore, derisa tha se deputetët e pushtetit po i ikin ballafaqimit në Kuvend.

Ai deklaroi të hënën se për mungesa e teksteve shkollore ndodhi për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë, derisa shtoi se për këtë përgjegjëse është ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Veprimet e gabimet e kësaj qeverie po e bëjnë te jashtëzakonshme seancën. Do të duhej të diskutonim për reformën në arsim, mundësitë e reja që i ka krijuar kjo qeveri. Për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë kjo Qeveri i ka lënë nxënësit fëmijët e Kosovës pa libra shkollorë, e turpshme dhe shkelje e ligjit. Kjo ministre ka përgjegjësi penale, e kanë shkelur ligjim,trefishuar koston e librave”, u shpreh Krasniqi.

Advertisement

Sipas deputetit opozitar, në vend që Qeveria t’i shpenzojë 4.8 milionë euro në blerjen e teksteve shkollore, po i shpenzon 12 milionë euro.

“Vitin e kaluar i kanë fajësuar mësimdhënësit duke iu thënë se janë të paaftë ,e sivjet prindërve ua kanë vendosur një barrë të re të vrapojnë poshtë e lartë të blejnë libra. 100 pyetje është dashur të bëhen në këtë seancë”, shtoi ai.