Nagavci jep lajmin e rëndësishëm për prindërit lidhur me librat – kaq euro është mbuleshmëria

Advertisement

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, me anë të një video të publikuar në Facebook-un e saj, njofton për mënyrën se si do të subvencionohen prindërit për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Ajo informon se subvencionimi nis nga nesër dhe sipas saj paratë do të dalin në xhirollogaritë e prindërve nga fillimi i javës së ardhshme.

Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore”, informon ajo.

Advertisement

Sipas Nagavcit, platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër.