Kjo shumë e lartë e parave u vodh mbrëmë në grabitjen e armatosur në Finca të Prizrenit

Advertisement

Një rast i grabitjes ka ndodhur mbremë në filialin e institucionin mikrofinanciar “Finca” në Prizren.

 

Lajmin e kanë konfirmuar edhe për rtv Besa nga Policia në Prizren dhe kanë bërë me dije se një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

 

Sinjali përmes burimeve të veta mëson se shuma e parave të grabitura është 10 mijë euro.

Ndërsa nga Policia thanë se grabitësi ka vepruar vetë dhe se në këmbë është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Advertisement

“Policia është duke mbledhur dëshmi dhe prova dhe njësitë përkatëse janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka njoftuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *