Drejtori i Akademisë Austriake të Paqes, njëherësh profesori austriak, Günther Rozenits në një bashkëbisedim me “Bota sot” komentoi qasjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë.
Ai u shpreh i frustruar me qasjen e ndërkombëtarëve, derisa tha se përfaqësuesit e tyre po mbështetin palën serbe dhe gjithmonë po e fajësojnë Kosovën
“E kam të qartë se BE-ja nuk po bën sa duhet dhe ajo që po “dorëzon” më frustron jo vetëm mua. Ka shumë interesa të brendshme dhe kombëtare brenda BE-së, Evropës dhe SHBA-së. Kur bëhet fjalë për çështjen serbe, administra ta dhe administratorët e BE-së u japin përshtypjen vëzhguesve të jashtëm se janë në anën serbe dhe gjithmonë fajësojnë Republikën e Kosovës
Krahas kësaj, ai e vlerësoi si Kosovën si model të demokracisë, derisa lavdëroi punën e qeverisë Kurti.
“Nga ana e BE-së nuk ka asnjë vlerësim për arritjet demokratike të Kosovës. Serbia mund të provokojë, interpretojë marrëveshjet ndryshe ose të thyejë premtimet, dhe BE-ja hesht, jo, BE-ja fajëson Kosovën si refleks. Fatkeqësisht, SHBA-ja nuk shkon më mirë. E njëjta gjë vlen edhe për udhëheqjen shqiptare, e cila gjithashtu nuk e mbështet sa duhet partnerin e saj natyror. Duke parë historinë, unë shoh paralele me unitetin dhe bashkëpunimin e gjatë midis Gjermanisë dhe Austrisë. Për mua, Republika e Kosovës është model i demokracisë moderne, dhe përkundër disa gabimeve, qeveria aktuale po bën një punë të madhe për popullin dhe vendin e saj”, theksoi Rozenits.
Ndër të tjera, theksoi domosdoshmërinë që Ukraina ta njohë shtetin tonë.
“Siç kërkohet shpesh, BE-ja dhe SHBA-ja duhet të punojnë krah për krah për të zbatuar vendimet dhe premtimet e tyre të vitit 2008 ndaj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Shumica e anëtarëve të BE-së dhe vendeve të NATO-s e kanë njohur Republikën e Kosovës dhe mos njohësit duhet ta ndjekin TANI! Dritarja e mundësive nuk ishte aq e hapur sa është sot. Nuk shoh asnjë arsye për të pritur lejen nga Serbia, Federata Ruse apo Republika Popullore e Kinës. Tajvani dhe Katalonja, për të përmendur vetëm dy rajone specifike, janë raste krejtësisht të ndryshme.
Përveç kësaj, Ukraina gjithashtu duhet ta njohë Republikën e Kosovës – TANI!” – përmbylli Günther Rozenits për “Bota sot”.