Reagon shefi i EULEX-it pas dorëheqjes së tre policëve të rinj serb

Advertisement

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është duke i parë me shqetësim dorëheqjet e fundit të tre serbëve të Kosovës të saporekrutuar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka theksuar se EULEX-i po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese, raporton Klan Kosova.

Advertisement

“Përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërben dhe mbron”, ka thënë Barbano.