Gazetari Krasniqi: Shqetësues mosreagimi i policisë në Prizren

Advertisement

Dje gjatë protestës kundër “DokuFest” në Prizren, është sulmuar gazetari Vullnet Krasniqi i gazetës Nacionale.

Në një lidhje direkte në Edicion Special në Klan Kosova, ai ka thënë se është shqetësues mosreagimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë të pranishëm në kohën kur ka ndodhur sulmi,

“Pamjet që unë i kam publikuar e shpjegojnë në mënyrë perfekte, tepër të pastër çka do që ka ndodhur. Reagimi i policisë kur unë iu lutem, se aty është një moment që unë iu them se jam i kapur prej dy krahëve dhe ju lutem që me ndërhy së paku edhe dy persona, por mungesa e reagimit të tyre ka qenë tepër shqetësuese dhe mënyra e injorimit”, ka thënë Krasniqi.

“Nëse e shihni në video, ata e injorojnë sikur aty ka ndodhur një send që dy-tre vetë janë duke argumentuar, kur aty shihet komplet dhuna. Për mua kjo është shqetësuese dhe është gjëja për të cilën duhet të shqetësohemi më së shumti që në Policinë e Kosovës ka këso njerëz që e shohin dhunën dhe nuk reagojnë”, ka shtuar ai.

Advertisement

 

https://www.youtube.com/watch?v=t6AHVxt4wmI&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fveriu.info%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title