Sigurimi e bën “llom” klientin në “Gate Club”, Paparaci sjell pamjet

Advertisement

Një qytetar është rrahur mbrëmë nga pjesëtarët e sigurimit të diskotekës “Gate Club”.

Në pamjet e siguruara nga Paparaci, një burrë shihet duke u tërhequr me forcë e rrafsh për tokë po nga sigurimi i lokalit të gastronomisë.

Teksa e largojnë nga vendi i ngjarjes, punëtorët që e ruajnë diskotekën njëkohësisht edhe rrahin brutalisht një klient.

Arsyet ende nuk dihen. Rasti ka ndodhur mbrëmë në diskotekën që gjendet në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë.

Advertisement

Paparaci, ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për ngjarjen në fjalë, por kanë thënë se nuk janë në dijeni.