As që do e njihni! Ja si duket Arbenita me flokë të shkurtër

Advertisement

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka postuar disa fotografi në “instastory” ku duket se nëpërmjet aplikacioneve modifikuese ka provuar trendin e flokëve super të shkurtra.

Fotot të cilat ia ka dërguar një mikeshë, tregojnë Arbenitën me 3 modele të ndryshme flokësh, por sërish duket një super yll.

Kujtojmë se kjo periudhë nuk është më e mira për modelen. Ajo është në gjyq me ish-bashkëshortin e saj, Feron, i cili akuzohet për dhunë në familje.

Advertisement