Një reagim për publikimin e fundit ekskluziv nga KosovaNews për kronologjinë e lidhjes me shtetësinë e Serbisë nga oligarku, Blerim Devolli, ka dhënë edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mefail Bajqinovci.
Pasi ka siguruar dosjen prej 60 faqes të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në një rast që Devoilli kishte paditur shtetin e Kosovës dhe kërkonte miliona euro, KosovaNews ka publikuar të gjeturat nga ky vendin, e ku janë edhe ato për shtetësinë e Blerim Devollit.
Personi në fjalë ka një kronologji të lidhjes me shtetësinë serbe, ndërsa për të fundit herë e ka kërkuar vetë dhe e ka marrë shtetësinë e Serbisë në vitin 2021.
Ky publikim i KosovaNews ka nxitur edhe reagimin e deputetit Mefail Bajqivovci.
“Pa koment”, janë fjalët e vetme që ka shkruar deputeti për këto të gjetura.