Vdekja e dyshimtë e argjentinases në Fushë Kosovë, zbulohet i dyshuari me shtetësi zvicërane

Advertisement
Advertisement

Policia e Kosovës ka raportuar se nga QKUK-ja janë njoftuar se ka vdekur një grua, shtetase e Argjentinës, si pasojë e lëndimeve, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e një objekti.

E njëjta ishte duke qëndruar në Fushë Kosovë, bashkë me një shtetas Zvicran

Viktima dyshohet se është shtyrë nga i dyshuari, i cili është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, dhe rasti është hapur si “Vrasje”.

Policia ka njoftuar se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.