Ekskluzive/ Lipjan, babai vran djalin, gruan e më pas veten

Advertisement

Burimet fillestare pohuan se bëhet fjalë për vrasje të trefishtë.

Indeksonline raporton se një person dyshohet të ketë vrarë djalin dhe gruan e tij.

Burimet pohojnë se i dyshuari në fjalë më pas ka kryer vetvrasje.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

Advertisement

Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” pohoi Ahmeti.