PSG kërkon 4 lojtarë të Barcelonës për kartonin e Mbappe!

Advertisement

PSG do të ishte e interesuar të marrë katër lojtarë të Barcelonës në këmbim të Kylian Mbappes, sipas Diario Sport.

Lista përfshin Gavin, Ousmane Dembele, Jules Kounde dhe Frenkie de Jong. PSG së fundmi është lidhur me lëvizjet për Kounde, Dembele dhe De Jong. Të tre lojtarët kanë një vlerë të përbashkët tregu prej 195 milionë euro, sipas Transfermarkt.

Trajneri i ri i skuadrës parisien, Luis Enrique është një tifoz i madh i Gavit dhe do ta dëshironte të riun në mesfushën e tij në Paris. Adoleshenti aktualisht vlen 90 milionë euro në treg. Megjithatë, Barça ka një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh.

Nuk ka pothuajse asnjë mënyrë që klubi katalunas të pranojë të japë të katër lojtarët në këmbim të njërit. Kjo do të dobësonte jashtëzakonisht thelbin e Barcelonës dhe do t’i linte ata të ekspozuar në pjesët kryesore, pavarësisht se çfarëdo që bën Mbappe në fushë.

Advertisement

Siç raportoi Gerard Romero më herët, është e pamundur që Barça të nënshkruajë me Mbappen këtë verë, sidomos sepse kontrata e tij eshte shume e pasur dhe se ai fiton rreth 50 mln euro ne sezon.