Vuçiq, pasi dërgoi djalin për provokime në Kosovë: Do të ndodhte konflikt po t’ia heqnin bluzën policia

Advertisement

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar ndalimin e djalit të tij, Danilo Vuçiq, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kur Policia e Kosovës e detyroi që ta largonte bluzën me mesazhe provokuese.

“Ata donin ta poshtëronin dhe i thanë se kishte pesë minuta kohë për të hequr bluzën. U dëshmuam në format video se e ndaluan tre herë. Nuk ia hoqën bluzën, se nuk i lejonte. Do të kishte pasur konflikt të rëndë nëse do ta kishin detyruar të hiqte bluzën”, ka thënë Vuçiq për të birin e tij.

“Nuk do të dorëzojë këmishën që thoshte se “Dorëzimi nuk është opsion” dhe as flamurin serb sa të jetë gjallë. Është vendimi i tij, ai shkon atje nga viti 2011, çdo Vidovdan. Dikush thotë se vizita e tij ishte provokim – ai ka shkuar atje që 13 vite. Ai nuk ofendoi dhe nuk provokoi askënd. Ai vesh bluza të ngjashme çdo vit”, theksoi ai.

Advertisement

“Unë iu luta të mos shkonte, por ai donte. E kanë ndjekur gjatë gjithë kohës nga kufiri. Kemi dokumentacion video dhe foto për çdo gjë, i kanë bërë foto me secilin që i ka shtrënguar dorën”, ka thënë Vuçiqi. /Insajderi.org/