Gruaja në Fushë Kosovë tentoi ta hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar

Advertisement

Sot në Fushë Kosovë dyshohet se një nënë ka tentuar ta mbysë djalin e saj 6-vjeçar.

Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar foto nga atje. Në rrugë është vendosur një shirit i policisë ku po qëndron edhe një ambulancë.

Siç merr vesh gazeta, gruaja që tentoi ta kryej këtë veprim, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

Advertisement

Po ashtu, kuptohet se ajo jeton vetëm me fëmijën e saj.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me policinë por deri me tani nuk ka marrë përgjigje.