Advertisement
Një objekt i paidentifikuar është vërejtur në qiellin e Las Vegasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, disa javë pasi një familje pretendoi se 10 alienë “me sy të mëdhenj e të shndritshëm”, po qëndronin në oborrin e shtëpisë së tyre.
DailyMail raportoi të martën se në disa pamje shihen dy drita “të çuditshme” në qiell, që rrinin pezull pranë njëra-tjetrës.
https://www.dailymail.co.uk/video/index.html?ico=embedded
Momenti u filmua të mërkurën më 22 qershor në orën 22:30. Objektet, sipas vendasve, qëndruan në qiell për 20 minuta, ndërsa më pas dritat morën pamjen e dy rretheve të bardha drite.
Advertisement