Mc Kresha me profesion të ri, bëhet menaxher dhe pjesë e stafit teknik të këtij klubi

Advertisement

Reperi kosovar Mc Kresha tashmë është bërë me profesion të ri.

Pasi u pajis me Licencën C ai është bërë pjesë e një klubi të futbollit kosovar, gjegjësisht klubit ‘Phoenix’.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e këtij klubi.

Në njoftim thuhet se Kresha ka pranuar të bëhet pjesë e stafit teknik si dhe menaxher gjeneral.