E rëndë: Dalin pamjet nga skena e krimit ku mbetën dy vëllezër të vrarë

Advertisement

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën pasdite në Gjakovë. Dy vëllezër kanë mbetur të vdekur pas një konflikti pronësor me të dyshuarin.

Zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Lumni Graisha e ka konfirmuar. Ai ka thënë se sipas informatave të para motivet e vrasjes janë për shkak të një prone

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas tij, dorasi është identifikuar por ndodhet ende në arrati. Ai tha se policia është duke e kërkuar.

Advertisement

“Mund të konfirmoj behet fjal për vrasje te dyfisht. Viktimat janë vëllezër mes vete. Personi i dyshuar është i identifikuar por ndodhet në arrati”, ka thënë ai.