Profili i njeriut që ia ka mësyrë Putinit për ta rrëzuar, kush është Yevgeny Prigozhin?

Advertisement

Udhëheqësi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, është zotuar se do t’i provojë të gjitha mënyrat për të rrëzuar udhëheqësinë ushtarake të Rusisë, disa orë pasi Kremlini e ka akuzuar atë për “rebelim të armatosur”.

Në një mesazh të publikuar në mëngjesin e së shtunës, Yevgeny Prigozhin ka thënë se pjesëtarët e grupit të tij mercenar Wagner, janë “të gatshëm të vdesin” në aksionin e tij kundër ushtrisë ruse.

 

Të gjithë prej neve jemi të gatshëm të vdesim. Të gjithë 25.000 mijë pjesëtarët dhe më pas 25.000 të tjerë”, ka thënë përmes një audio-mesazhi, duke shtuar se aksioni po kryhet “për popullin rus”.

Por kush është Yevgeny Prigozhin?

Në kulmin e pushtimit të parë, të fshehtë të Ukrainës lindore, në verën e vitit 2014, një grup zyrtarësh të lartë rusë u mblodhën në selinë e ministrisë së mbrojtjes, për ta takuar  Yevgeny Prigozhin.

Asokohe Prigozhin kishte një kërkesë. Ai donte tokë nga ministria e mbrojtjes  të që mund ta përdorte për trajnimin e “vullnetarëve” të cilët nuk do të kishin lidhje zyrtare me ushtrinë ruse, por mund të përdoreshin për të luftuar luftërat e Rusisë.

Advertisement

Shumë në ministri nuk e pëlqyen sjelljen e Prigozhinit, por ai e bëri të qartë se kjo nuk ishte një kërkesë e zakonshme. “Urdhërat vijnë nga Baba”, u tha ai zyrtarëve të mbrojtjes, duke përdorur një pseudonim për Vladimir Putin. Këtë pseudonim ai e krijoi për të theksuar afërsinë e tij me presidentin rus asokohe.

Ky rrëfim i takimit është dhënë më pas nga një ish-zyrtar i lartë i ministrisë së mbrojtjes ruse.

“Në atë kohë, nuk mendoja shumë për projektin,” tha ish-zyrtari.