Janë zbuluar mbetje të nëndetëses Titan në afërsi të anijes legjendare Titanik, përfshirë pjesë të mbulesës së pasme dhe këmbët e uljes, sipas ekspertit të zhytjeve David Mea
Një ekip shumëkombësh për kërkim-shpëtim ishte në vazhdim të kërkimeve në det për të gjetur nëndetësen e zhdukur Titan, e cila transportonte pesë turistë.
Nëndetësja ishte nisur të dielën drejt rrënojave të Titankut, por më pas humbi kontaktin me anijen mbështetëse vetëm një orë e 45 minuta pas nisjes.
Situata është shumë kritike, pasi dyshohet se nëndetësja ka mbetur pa furnizime me oksigjen.
Nëndetësja Titan, e cila operohet nga kompania amerikane OceanGate, nisi udhëtimin drejt anijes së fundosur Titanik në oqeanin Atlantik në orën 08:00 sipas kohës lokale të dielës.
Megjithatë, ajo humbi kontaktin me anijen mbështetëse vetëm dy orë pas nisjes drejt Titanikut.
Oceangate ka lëshuar një deklaratë duke thënë se ata besojnë se pasagjerët e zhytësit Titan janë “fatkeqësisht të humbur”, raportojnë CNN dhe BBC.
Në deklaratë thuhet: “Tani besojmë se CEO ynë Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Dawood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht kanë humbur”.
Ndërsa, eksperti i zhytjeve, David Mearns, ka konfirmuar se gjatë kërkimeve në afërsi të anijes legjendare Titanik janë zbuluar mbetje që lidhen me nëndetësën Titan.
Sipas tij, mes mbetjeve të gjetura janë pjesë të mbulesës së pasme dhe këmbët e uljes të nëndetëses Titan.
Ekipet e shpëtimit janë akoma në garë me kohën për të gjetur dhe shpëtuar pasagjerët e mbyllur brenda nëndetëses së zhdukur.
Në vazhdim të kërkimeve për nëndetësen e zhdukur Titan, kompania OceanGate ka konfirmuar se nëndetësja kishte 96 orë furnizime me oksigjen në momentin e nisjes. Sipas kësaj, furnizimet kanë përfunduar mëngjesin e së enjtes.
Megjithatë, ekspertët kanë theksuar se zgjatja e furnizimeve me oksigjen varet nga disa faktorë, përfshirë nivelin e energjisë elektrike të disponueshme në nëndetëse dhe qetësinë e pasagjerëve në bord.
Në një njoftim të publikuar të mërkurën, Rojet Bregdetare amerikane kanë raportuar se avionët kanadezë kanë dëgjuar zhurma nën ujë në zonën e kërkimeve. Si përgjigje, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë lëshuar disa pajisje kërkuese në zonën ku u dëgjuan zhurmat.
Megjithatë, zyrtarët kanë bërë të ditur se zhurmat e detektuara mund të mos jenë lidhur me nëndetësen Titan.
Kapiteni i Rojeve Bregdetare, Jamie Frederick, në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, ka deklaruar: “Kur jeni në mes të ekipeve të kërkim-shpëtimit, ju gjithmonë keni shpresë. Sa i përket zhurmave, ne nuk e dimë se çfarë saktësisht janë ato”.
Situata vazhdon të jetë e paqartë, dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet e tyre me shpresën për të gjetur nëndetësën Titan dhe pasagjerët e saj të zhdukur.
Frederick ka shtuar se analizat e të dhënave të marra nga bovat sonare “janë të paqarta”.
Pjesët e anijes së fundosur të Titanikut gjenden 3 mijë e 810 metra në thellësi të detit, mbi 640 kilometra në jug të Njufondland të Kanadasë. Ndërsa, pasagjerët në Titan kishin paguar nga 250 mijë dollarë secili për këtë ekspeditë.