“Kurgja s’ka të bëjë me fisin e tina” – Familjari i viktimës në Lepenc nuk kursen Pacollin, e quan ‘Behxhet Rusi

Advertisement

Dita e së shtunës ishte tragjike për familjen Pacolli, ku përderisa po shkonin me veturën e tyre për në Shkup, ata u goditën nga një veturë tjetër dhe përfunduan në lumin Lepenc, nga 4 persona që ndodheshin në veturë, 3 prej tyre tani më kanë humbur jetën, ndërsa vetëm djali 20 vjeçar ka arritur të shpëtoj.

E gjatë kohës sa po kërkoheshin trupat në lumin Lepenc, një mesazh ngushëllimi në Facebook kishte shkruar deputeti Bexhet Pacolli.

E për këtë mesazh të Pacollit, si duket është hatëruar, vëllai dhe daja i viktimave, Xhavit Visoka.

Advertisement

“E kish shkru edhe ‘Behxhet Rusi’ e ka pa qe jan Pacoll, po kurgja ska tboj ky me fisin e tyre, edhe ja dergova në faqen e tij, ‘me pas ndje ti dhimbje ishe dal te vendi’”, tha ai.