‘Zemra’ e Tokës nuk rrotullohet më dhe mund të ketë ndërruar drejtim

Advertisement

Shkencëtarët kanë zbuluar se bërthama e Tokës ka ndaluar së rrotulluari e madje mund edhe të ketë ndryshuar drejtim.

Një studim publikuar në “Natural Geoscience” thotë se bërthama e ngurtë e Tokës mund të përjetojë  ndryshime në rrotullimin e saj çdo disa dekada. Shkencëtarët nuk mund të shohin direkt brenda bërthamës, por valët sizmike nga tërmetet e fuqishme dhe bombat atomike kanë treguar se bërthama mund të rrotullohet pak më shpejt se pjesa tjetër e planetit.

Në studimin e ri, vëzhgimet në valët sizmike nga viti 1960 deri më sot zbuluan se në 2009, modeli i valëve tregon që bërthama e brendshme mund të ketë ndaluar së rrotulluari rreth një dekadë më parë.

Të dhëna nga dy shpërthime nukleare tregojnë një pushim të ngjashëm rreth vitit 1971 dhe kjo i ka bërë  shkencëtarët të besojnë se bërthama ndalon rrotullimin dhe ndërron drejtim pak a shumë çdo 70 vjet.

Kërkuesit mendojnë se kjo mund të jetë për shkak të fushës magnetike të Tokës që tërheq bërthamën e brendshme dhe e rrotullon, ndërsa forca gravitacionale e mantelit e tërheq në kahun e kundërt. Çdo disa dekada, një forcë fiton mbi tjetrën dhe kjo ndryshon drejtimin sipas të cilit rrotullohet bërthama.

Advertisement

Një tjetër shpjegim është se pushimet mund të shkaktohen nga ndryshimet në sipërfaqen e bërthamës së brendshme. Studimi i ri mund të hedhë më shumë dritë mbi natyrën misterioze të zemrës së Tokës dhe ndërveprimin e saj me shtresat e tjera.

Toka ka 4 shtresa kryesore, bërthamën e ngurtë në qendrën e saj, të rrethuar nga bërthama e lëngët, manteli dhe korja. Shtresa e brendshme përbëhet nga hekuri e nikeli dhe ka një rreze prej 1221 km.

Shkencëtarët janë optimistë lidhur me këtë sjellje të re të planetit dhe mendojnë se nuk ka arsye për t’u shqetësuar./tvklan.al

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *